Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Publikuar më:

Një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicën e Jugut gjatë orëve të paradites së sotme.

Lajmin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

JU REKOMANDOJMË