sulmuar të shtunën në Beograd nga një grup prej mbi 20 personash gjatë përgatitjeve për organizimin e një aktiviteti përkujtimor për gjenocidin e Srebrenicës. Si pasojë e incidentit, aktiviteti është anuluar.
Arsenijeviq u sulmua pranë Urës së Brankos, pak para fillimit të ceremonisë së planifikuar për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
“Sot në mëngjes, kur erdha këtu, më rrethoi një grup prej 20 deri në 30 personash, të cilët më goditën, më kërcënuan me fjalor tashmë të njohur dhe e mbuluan të gjithë këtë hapësirë me mesazhet e tyre”, ka thënë Arsenijeviq përmes një video në rrjetet sociale.
Megjithëse aktiviteti i sotëm u anulua, ai ka thënë se sulmi nuk do t’i ndalë organizatorët të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre.






