Ish-luftëtari nga Vushtrria ka nevojë për mbështetje për trajtim jetik

Publikuar më:

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musli Abit Krasniqi (49), nga Vushtrria, po përballet me një betejë të vështirë për jetën, pasi prej dy vitesh vuan nga mieloma multiple (Multiple Myeloma), një formë e rëndë e kancerit të gjakut.

Babai i katër fëmijëve ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe, sipas rekomandimeve të mjekëve, trajtimi duhet të vazhdojë në Turqi, ku duhet t’i nënshtrohet transplantit të palcës së eshtrave (transplantit të qelizave burimore).

Kostoja e trajtimit arrin në rreth 89 mijë euro, shumë që familja e tij nuk ka mundësi ta sigurojë. Për këtë arsye, Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve, miqve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që ta ndihmojnë në këtë sfidë të rëndë.

“Çdo kontribut, pavarësisht shumës, është një shpresë më shumë për jetën time dhe për familjen time. Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, ju lutem ta shpërndani këtë apel”, thuhet në mesazhin e tij.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të kontaktojnë familjarët në këta numra:
• Shpëtim Krasniqi – 045 883 235
• Agon Krasniqi – 045 534 777

Llogaria bankare për donacione:
NLB Banka
Nr. i llogarisë: 1701018503150727

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në përpjekjen e Musli Krasniqit për ta fituar këtë betejë.

JU REKOMANDOJMË