Gruaja në Kamboxhia martohet me lopën, pretendon se në trupin e kafshës është rilindur shpirti i burrit të saj

Publikuar më:

Një grua u martua me një lopë dhe është e bindur se kafsha është në të vërtetë burri i saj i vdekur që u rilind në trupin e lopës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një video e çuditshme tregon Khim Hang, 74-vjeçare, duke jetuar në ‘lumturi martesore’ me lopën në shtëpinë e saj në provincën verilindore Kratie të Kamboxhias.

Khim është e bindur se kjo lopë ka “të njëjtin karakter” si bashkëshorti i saj i vdekur.

Ndonëse videoja nuk ka transmetuar dasmën, disa banorë pretenduan se kishin marrë pjesë në ceremoni.

Lopa jeton aktualisht në shtëpinë njëkatëshe të Hang-ut, derisa kjo e fundit e lë të flejë në të njëjtat jastëkë me të cilët flinte burri i saj, Tol Khut, i cili vdiq vitin e kaluar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.