Muja zbulon se gjatë kohës sa Faton Peci ishte ministër, ishte trefishuar importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Publikuar më:

Gazetari dhe drejtuesi i Veriu.info, Gazmend Morina, ka komentuar deklaratën e ministrit  Armend Muja, duke vlerësuar se ajo përbën një kritikë indirekte ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Sipas Morinës, nëse lexohet me vëmendje deklarata e Mujës se “që nga fundi i vitit 2023 në Kosovë është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur dhe është trefishuar përdorimi i vajit të palmës”, atëherë përgjegjësia bie mbi periudhën kur Ministrinë e Bujqësisë e drejtonte Faton Peci.

“Me këtë logjikë, Armend Muja po lë të kuptohet se gjatë gjithë asaj kohe ministri nuk ka vepruar për ta parandaluar këtë fenomen, ndërsa tani po paraqitet sikur po ndërmerren masa”, ka shkruar Morina.

JU REKOMANDOJMË