Një aksident hekurudhor ka ndodhur sot afër Fushë Kosovës, ku një veturë është goditur nga treni i linjës Pejë–Prishtinë. Sipas informacioneve të para, nga ky aksident nuk raportohet për viktima por ka persona të lënduar.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë praninë e njësive të Policisë së Kosovës dhe ekipit të autoambulancës, të cilët kanë dalë menjëherë për t’u marrë me rastin.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia pritet të jap më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.
Ky është një tjetër incident në të cilin përfshihet treni i linjës Pejë–Prishtinë, pasi muajt e fundit janë regjistruar disa aksidente të ngjashme me automjete në pika të ndryshme të vendit






