Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë një vendim që forcon mbrojtjen e drunjve urbanë dhe hapësirave të gjelbra në të gjithë Kosovën, vetëm pak ditë pasi prerja e një numri të madh drunjsh në Gjilan shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Sipas Pacollit, me vendimin e ri ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqimin paraprak të Ministrisë. Gjithashtu, komunat obligohen të bëjnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde të qarta për mbrojtjen e tyre.
Ministrja bëri të ditur se çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra do t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor, ndërsa për çdo dru të larguar do të zbatohet parimi “1 me 3”, që nënkupton mbjelljen dhe mirëmbajtjen e tre drunjve të rinj.
Vendimi vjen në një kohë kur në Gjilan dhe Mitrovicë pati kritika pas prerjes së dhjetëra drunjve







