Alarm për bombë në stacion të autobusëve, Policia evakuon zonën

Publikuar më:

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se informata është pranuar rreth orës 18:00, teksa zyrtarët policorë kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme të sigurisë.

“Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia po vazhdon veprimet në terren, ndërsa ende nuk ka informacione shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar.

JU REKOMANDOJMË