Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik.
Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.






