Shkrimi i Dejona Mihalit se lufta në Kosovë ka zgjatur vetëm një vit ka nxitur reagimin dhe pikëpyetje të shumta rreth interpretimit të periudhës së rezistencës së armatosur kundër regjimit serb.
Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, një pretendim i tillë bie ndesh me ngjarjet dhe sakrificat që i paraprinë përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999.
“Adem Jashari ra në mars të vitit 1998. Nëse lufta paska nisur vetëm një vit para përfundimit të saj, atëherë çfarë po ndodhte në Prekaz në marsin e vitit 1998?”, pyet Mehmetaj.
Ai ngre të njëjtën dilemë edhe për rënien e Zahir Pajazitit në vitin 1997, duke kërkuar sqarim se si mund të interpretohen veprimet dhe sakrifica e tij nëse periudha para vitit 1999 nuk konsiderohet luftë.
Mehmetaj përmend gjithashtu aksionet e armatosura kundër forcave serbe që nga fillimi i viteve ’90, të ndërmarra nga njerëz që më vonë do të ishin ndër themeluesit e UÇK-së, si dhe sulmet ndaj stacioneve të policisë serbe deri në vitin 1997.
Sipas tij, përgjigje kërkohet edhe për grupet e të rinjve nga Kosova që, që nga viti 1991, udhëtuan në Shqipëri për trajnim ushtarak. “Serbia i quante terroristë. A pajtohet edhe Dejona Mihali me një cilësim të tillë?”, shtron ai pyetjen.
Postimi i plotë:







