Qeverisja e Faton Pecit hap tender 3-milionësh për ndërtimin e rrugëve Maxherë dhe Kaqandoll

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës, nën qeverisjen e Faton Pecit, ka hapur një tender në vlerë prej rreth 3 milionë eurosh për projektin “Ndërtimi i rrugëve në fshatrat Maxherë dhe Kaqandoll”.

Sipas dokumentacionit të publikuar, afati për realizimin e punimeve është paraparë të jetë 36 muaj.

Megjithatë, procedura e prokurimit është përballur me ankesa nga kompanitë “ETEAM SH.P.K.”

dhe “Eskavatori”, të cilat kanë kundërshtuar disa nga specifikat e përcaktuara në dosjen e tenderit.

Për pasojë, procesi i tenderimit është pezulluar përkohësisht deri në shqyrtimin e ankesave nga organet kompetente.

 

 

JU REKOMANDOJMË