Arrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet se e shtyu të birin ta vras djalin e axhës

Publikuar më:

Një konflikt mes familjarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku Albian Osmanaj, 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga kushëriri i tij, ndërsa babai i viktimës ka pësuar po ashtu lëndime.

Policia ka bërë të ditur se tre persona janë ndaluar lidhur me rastin, në mesin e tyre edhe nëna e të dyshuarit

Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, tha për Klankosova.tv se ajo dyshohet për veprën penale “Shtytje në vrasje”.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në prezencë të Prokurorit kujdestar, rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas edhe në shtëpinë e viktimës. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme”, thuhet në konfirmim.

JU REKOMANDOJMË