Përkushtimi ndaj profesionalizmit dhe ofrimit të shërbimeve moderne shëndetësore vazhdon të dallojë punën e gjinekologes së njohur nga Mitrovica, Vjollca Çitaku.
Në Ordinancën Gjinekologjike të Dr. Vjollca Çitakut tashmë është vënë në funksion aparati më i ri GE HealthCare Voluson Performance 18, duke e bërë këtë teknologji të disponueshme për herë të parë në Mitrovicë.
Pajisja e gjeneratës së fundit ofron imazheri të avancuar 3D/4D, matje automatike të mbështetura nga inteligjenca artificiale dhe cilësi të jashtëzakonshme të imazhit, duke mundësuar diagnostikim më të saktë dhe monitorim më të detajuar të shëndetit të gruas dhe shtatzënisë.
Ky investim dëshmon edhe një herë përkushtimin e Dr. Çitakut për të sjellë standarde bashkëkohore në kujdesin gjinekologjik, duke u ofruar pacienteve të Mitrovicës dhe më gjerë shërbime profesionale, të sigurta dhe në hap me zhvillimet më të fundit të mjekësisë moderne.
Me përvojën, seriozitetin dhe besimin që ka fituar ndër vite te pacientet, Dr. Vjollca Çitaku vazhdon të mbetet një nga emrat më të vlerësuar në fushën e gjinekologjisë në rajon.






