Në vitin 2025 shteti i Serbisë i kishte ndaluar hyrjen Marigona Bekteshi Ferati për në Tunizi

Publikuar më:

Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati u nderua nga Ministria e Kulturës e Tunizisë, pavarësisht pengesave diplomatike nga Shteti i Serbise ku u ndalua te prezantohet fizikisht.

Në vitin 2025, Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati, akademike, studiuese dhe artiste nga Kosova, ishte e ftuar zyrtarisht nga Shteti i Tunizisë, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, për t’u nderuar për kontributin e saj akademik dhe artistik në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, udhëtimi i saj drejt Tunizisë u ndërpre papritur gjatë tranzitit në aeroportin e Stambollit, ku u mbajt për rreth katër orë pa një shpjegim të qartë institucional dhe pa u lejuar të vazhdonte fluturimin.

Sipas informacioneve të marra, kjo ndodhi si pasojë e ndërhyrjeve diplomatike nga shteti i Serbisë, i cili kishte kundërshtuar pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, ceremonia zyrtare në Tunizi u zhvillua sipas planit. Në një akt me domethënie të veçantë, Ministri i Kulturës i Tunizisë nderoi publikisht Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati edhe në mungesë fizike, duke vlerësuar veprimtarinë dhe meritat e saj akademike e artistike, si dhe duke shprehur keqardhje që ajo nuk u lejua të arrinte në këtë ngjarje.

Ky rast shtron pyetje serioze mbi ndikimin e ndërhyrjeve politike në lirinë e lëvizjes, përfaqësimin kulturor dhe respektimin e figurave akademike në arenën ndërkombëtare.

Pavarësisht pengesave, ky nderim mbetet një dëshmi e fuqishme se vepra, kontributi dhe meritat profesionale qëndrojnë mbi çdo barrierë politike.

JU REKOMANDOJMË