Punë e kryer: Arian Tahiri do të jetë nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

Publikuar më:

Njeriu më i besuar i kryetarit të ri Bedri Hamza, Arian Tahiri, do të jetë i dyti i  Komunës së Mitrovicës.

“Jepi zë” ka mësuar nga burime të sigurta se Hamza ka zgjedhur ta ketë afër bartësin e listës edhe në qeverisje.

Arian Tahiri mësohet se do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit sapo të marrë detyrën e nënkryetarit, duke hapur vendin kështu për një tjetër anëtar në asamble.

Ndërkohë, mësohet se Bedri Hamza ka vendosur edhe për emrat që do të drejtojnë dikasteret kryesore në Komunë.

Sic mësohet, disa nga emrat e vendosur në drejtori do të jenë edhe jashtë partisë fituese të zgjedhjeve.

Ndryshe, Bedri Hamza do ta marrë detyrën më 1 dhjetor, pasi këtë ditë mbahet seanca e parë ku do të betohen asamblistët dhe vetë kryetari.

JU REKOMANDOJMË