Deputetja e VV-së ia uron fitoren Ferit Idrizit: “Urime dajo”

Publikuar më:

Ftorja e Ferit Idrizit duket të ketë ardhur nga mbështetja edhe nga partitë tjera.

Ishte pikërisht, Ali Jonuzi i VV-së i cili i dha përkrahje publikisht kandidaturës së Idrizit për të parin e qytetit të Vushtrrisë, shkruan Jepi zë.

Por besohet që edhe anëtarë dhe përkrahës të VV-së i kanë dhënë mbështjeje kandidatit të PDK, kundrejt Xhafer Tahirit.

Deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila vije nga qyteti i Vushtrrisë, e ka uruar Idrizin përmes një komenti.

“Urime fitorja, dajo Ferit Idrizi”, ka shkruar Krasniqi në foton e publikuar nga kryetari i ri i Vushtrrisë.

Ndërsa, Idrizi e ka falenderuar deputeten duke e quajtur mbesë.

“Faleminderit për urimin mbesa ime, deputete e nderuar Vasfije. Shëndet dhe mirësi në familje”, ka shkruar Idrizi në komentin e deputetes së VV-së/ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.