U denoncua nga një grua për ngacmim, flet dentisti kosovar

Publikuar më:

Dentisti Fehim Haliti nga “Dent Fix” është denoncuar për ngacmim seksual ndaj një kliente që kishte shkuar në ordinancën e tij për t’i mjekuar dhëmbët.

Teuta Gashi, 33 vjeçare ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga dentisti në fjalë pasi ka shkuar të ai për disa vizita rresht për t’i bërë disa ndërhyrje në dhëmbët e saj.

Ndaj akuzave të 33-vjeçares ka reaguar “dentisti i estradës” Fehim Haliti, duke i quajtur përpjekje të ulëta dhe dashakeqe në përpjekje për t’ia dëmtuar imazhin.

Ai më tej në reagim bën të ditur se do të ngre padi ndaj qytetares Teuta Gashi, ku sipas tij ka tentuar t’i shantazhojë përmes inskenimeve siç i quan të trilluara.

“Drejtësia do të merret me shpifjet e shantazhet e ‘qytetares’ që dështoi të na shantazhojë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.