Dëmtohet xhamia në Sofali – thyhet xhami dhe bëhen mbishkrime “Allah” brenda objektit

Publikuar më:

Një rast i dëmtimit të pasurisë është regjistruar në Prishtinë, ku është dëmtuar një objekt fetar në lagjen Sofali,

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 21:30, në rrugën “Kika”, ku imami ka njoftuar Policinë për dëmtimin e xhamisë.

Sipas informacioneve fillestare, është thyer një xham i një zyre brenda objektit, ndërsa në hapësirën e dedikuar për marrjen e abdesit janë bërë mbishkrime me fjalën “Allah”.

Nga kontrolli i vendit të ngjarjes nuk rezulton të jetë marrë asgjë.

Në lokacion kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori kujdestar.

Rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe hetimet janë në vazhdim.

JU REKOMANDOJMË