Një veturë është vjedhur gjatë ditës nga parkingu i QKMF-së në Mitrovicë.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 30 prill 2026, në intervalin kohor 07:00 – 16:00, ku viktima K. B. (61 vjeç) kishte parkuar veturën e tij të tipit Mercedes me targa 02 në parkingun e QKMF-së në Mitrovicë të Jugut.
Ankuesi ka deklaruar se automjeti kishte qenë në vend deri rreth orës 09:30, ndërsa kur është kthyer rreth orës 16:00 për ta marrë, e ka vërejtur se vetura kishte zhdukur.
Sipas tij, vlera e automjetit arrin rreth 18 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të Policisë, të cilat kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit.
Me konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e të dyshuarve.







