Komuna e Faton Pecit “marakli të kafesë”, porosisin 998 euro kafe kokërr – “Uno Caffe” gati 40 euro për kg

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës, e udhëhequr nga Faton Peci, ka lidhur një kontratë për furnizim me kafe kokërr, ku çmimi për kilogram arrin në afro 40 euro – një nivel që konsiderohet i lartë krahasuar me tregun

Sipas dokumenteve zyrtare, bëhet fjalë për furnizimin me titull “Furnizim me kafe kokërr – DAP”, i realizuar me kompaninë “INTERPAK GROUP SH.P.K.” që operon me produktin “Uno Caffe”, me vlerë totale prej 998 eurosh.

Kontrata është nënshkruar më 2 prill 2026 dhe aktualisht figuron në realizim, ndërsa autoritet kontraktues është Kuvendi Komunal i Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

Detajet e prokurimit tregojnë se në këtë furnizim janë përfshirë:
• 25 kg kafe kokërr (cilësi superiore)
• 70 kg sheqer të paketuar
• 10 pako lugë të kafesë

Megjithëse në paketë përfshihen edhe produkte të tjera, përllogaritjet bazuar në çmimet mesatare të tregut për sheqer dhe lugë tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit shkon për kafen. Si rezultat, çmimi për kilogram i kafesë del të jetë rreth 35–40 euro.

Ndërkaq, në treg kafeja më kualitative sillet me çmim pak mbi 20 euro për kilogram.

Ky çmim ngre pikëpyetje për arsyeshmërinë e shpenzimit, sidomos në një kohë kur produktet e ngjashme në tregun vendor ofrohen me çmime dukshëm më të ulëta, edhe për cilësi të mirë.

Procedura është zhvilluar si prokurim me vlerë minimale (nën 1,000 euro), që nënkupton se janë ftuar të paktën tre operatorë ekonomikë për ofertim, sipas rregullave në fuqi.

JU REKOMANDOJMË