Blloku A4 i Termocentralit “Kosova A” ka pësuar një ndërprerje dhe është shkëputur nga sistemi i furnizimit me energji.
Rënia e këtij blloku pritet të shkaktojë ndikime të konsiderueshme në furnizimin me energji elektrike në vend.
Probleme të ngjashme janë shfaqur edhe tek blloku B1, i cili ka pasur disfunksione gjatë ditëve të fundit dhe ka rënë shpesh nga funksioni.
Këto ndërprerje të përsëritura ngrenë shqetësime për stabilitetin e sistemit energjetik të vendit.







