Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka shkuar në Bratisllavë për të përcjell ndeshjen Kosovë-Sllovaki, e cila zhvillohet sonte.
Kjo ndeshje është gjysmëfinale e “play-off”-it të Botërorit 2026.
Gazeta Nacionale ka siguruar fotografi të parit të Mitrovicës në kryeqytetin sllovak.
Në fotografi Peci shihet në një lokal me disa miq.
Duket që Faton Peci për disa orë do të ketë kohë të ushqehet në mënyrë të rehatshme.
Kjo pasi shefja e kabinetit të Faton Pecit dje kishte publikuar fotografi ku Peci shihej duke ngrenë bukë në këmbë.
Fotografisë ajo ia kishte shtuar mbishkrimin: As bukën s’e lojna rahat me hangër.








