“Kapadaia” i Inspektoratit që po “endet me bagera”, ish-PDK-isti Mujë Igrishta, për pak sa nuk e largoi fotografinë e Thaçit dhe Veselit – ish-partisë së tij

Publikuar më:

Vendimi i Drejtorisë së Inspektoratit, që udhëhiqet nga Mujë Igrishta, për të larguar billbordet reklamuese, për pak nuk solli një përplasje mes punëtorëve dhe qytetarëve.

Punëtorët që larguan billbordet, u afruan për ta larguar edhe një tabelë me fotografitë e Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Por kjo ka nxitur reagimet e disa qytetarëve të cilën e pamundësuan një gjë të tillë.

E çuditërisht, aksioni ku për pak u largua fotografia e Thaçit dhe Veselit u dha nga një njeri që përfitoi shumë në emër të partisë që e themeloi Thaçi.

E vendimi i Igrishtës, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e Partia Demokratike e Kosovës, bie në kundërshtim me të kaluarën e tij politike.

Në fotografi të publikuara më herët, ai shihet duke marrë pjesë në aktivitete partiake dhe në shoqëri të figurave të larta të kësaj partie, përfshirë Adem Grabovci.

Gjithçka që ai dhe familja e tij kanë përfituar, sipas informacioneve, vjen si rezultat i pjesëmarrjes dhe aktivitetit të tij në subjektin politik të Thaçit dhe Veselit, të cilëve sot tentoi t’u largojë edhe tabelën.

Aktualisht, Igrishta ushtron detyrën e drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës, pozitë në të cilën është emëruar nën udhëheqjen e kryetarit Faton Peci.

Ky i fundit, Faton Peci, tha më pas se ka kërkuar që të bëhet përjashtim për dy billbordet me figurat e Thaçit e Veselit. E fakti se është dashur  kërkesa e Faton Pecit për ta bërë përjashtimin, lë të kuptohet se kryeinspektori Mujë Igrishta kishte plane të tjera.

Shënim: Ky artikull është qëndrim i “Jepi zë”

JU REKOMANDOJMË