Kryetari Faton Peci reagon pasi u tentua të largohej fotografia e Thaçit dhe Veselit: Si kryetar kërkova të mos largohet

Publikuar më:

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas tentativës së autoriteteve komunale për të larguar billbordin me fotografinë e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryekuvendarit Kadri Veseli.

Në postimin e tij, Peci thekson se Mitrovica duhet të jetë një qytet ku sundon rregulli, rendi dhe ligji. Ai shpjegon se tabelat reklamuese po largohen nëse janë vendosur pa leje ose përdoren kundërligjshëm, por ka rekomanduar që billbordi i Thaçit dhe Veselit të mbetet për shkak të rrethanave të veçanta.

Ai gjithashtu i drejtohet përfaqësuesve të PDK-së që protestuan, duke shkruar se shqetësimi i tyre duket më shumë për bizneset sesa për figurat politike në foto.

“Le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli,” shkruan Peci.

JU REKOMANDOJMË