Për Natën e Bajramit, në Skënderaj policëve u çohet iftari i fundit e mjekëve pako për festë

Publikuar më:

Sot është realizuar një iniciativë bamirësie për iftar, në shenjë solidariteti me institucionet dhe familjet në nevojë në komunën e Skënderaj.

Në kuadër të kësaj nisme janë dhuruar ushqime për 25 policë në këtë komunë, si dhe 30 pako për stafin e spitalit. Ndihmë kanë marrë gjithashtu edhe shumë familje në nevojë.

Sipas organizatorëve, nga kjo iniciativë kanë përfituar gjithsej rreth 130 persona.

Kjo nismë bamirësie është realizuar nga humanisti Demir Kelmendi, me mbështetjen e kontribuuesve të tjerë, me qëllim që në prag të iftarit të ndihmohen sa më shumë familje dhe punonjës të institucioneve.

JU REKOMANDOJMË