Njësitet e veçanta të Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 18.03.2026, kanë zbarkuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë janë parë duke hyrë në këtë institucion, i cili funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Një burim i ka thënë Insajderit se deri më tani tre persona janë shoqëruar për të dhënë deklaratë në polici.
“Tre persona janë dërguar për të dhënë deklaratë në polici”, ka thënë ky burim.






