Analisti Shenoll Muharremi ngre shqetësime serioze lidhur me drejtimin që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje gjatë qeverisjes së saj, duke argumentuar se partia ka devijuar dukshëm nga parimet mbi të cilat kishte ndërtuar identitetin e saj në opozitë.
Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2025, LVV ka shpenzuar mbi 4 milionë euro për aktivitete të lidhura me forcimin e pozicionit elektoral. Megjithatë, ai sugjeron se kjo shumë mund të jetë vetëm një pjesë e kostos reale, duke përmendur edhe shpërndarjen e mjeteve publike në formë të bonuseve prej 100 eurosh për kategori të ndryshme të qytetarëve.





