VV i sulen ambasadorëve të vendeve mike – Rrustemi thotë se po bëjnë ndërhyrje ne Gjykatën Kushtetuese: I lus të mos e shkatërrojnë

Publikuar më:

Propaganda e re e VV-së ka marrë formë.

Ish-deputeti, Adnan Rrustemi me anë të një postimi i është vënë në sulm kundër ambasadorëve të vendeve mike.

Ai me anë të një postimi të shkurtër i ka akuzuar se po ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese. Rrustemi shkoi aq larg se i akuzoi edhe për shkatërrim të këtij institucioni.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme.”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË