Fitim Pacolli, vëllai i ministres Fitore Pacolli, ka eskaluar me akuza ku përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, opozitën e analistë i ka quajtur si “orkestër” që sipas tij po veprojnë kundër kryeministrit Albin Kurti.
Jo rrallë kemi parë familjar të Vetëvendosjes që sulen në mbrojtje, kësisoj shihet edhe vëllai i Fifit i cili i ka njehsuar me figurat kyçe me Aleksandër Vucic të Serbisë.
“Orkestra që po don të gjunjëzojë popullin shqiptar të Kosovës: Vjosa Osmani, Edi Rama, Baton Haxhiu, Richard Grenell, Opozita, mediat e shitura, një përqindje e madhe e banalisteve, si dhe Aleksandar Vuçiq. Dikujt përtej kufijve tanë nuk i konvenon që Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës.”, tha Pacolli.





