Çështja e presidentit, Zogaj direkt Kurtit: E përdori familjen Jashari për ta eliminuar Vjosën si opsion

Publikuar më:

Analisti Petrit Zogaj hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit për postin e presidentit, e sipas tij, në gjithë këtë skenar politik është përfshirë edhe familja Jashari, jo rastësisht

Zogaj pretendon se Kurti e ka shfrytëzuar emrin dhe peshën simbolike të familjes Jashari për ta larguar Vjosa Osmanin nga opsioni për një mandat të ri.

Ai thotë se kjo vërehet edhe në deklarimin e fundit të Murat Jasharit, ku sipas tij ka pasur kundërthënie në mënyrën e formulimit.

“Kurti paska arrite me e perca edhe familjen Jashari. Ne nje moment, Murati, duket i mllefosur, po thote “ia kemi bo te qarte, ose, une ia kam bo te qarte.’ Pra, njehere po flet ne shumes, e pastaj po e ndryshon ne veten e pare per refuzimin. Kurti e perdori familjen Jashari (sikurse nuk kishte emra specifik) per eliminimin e Vjoses si opsion”, ka shkruar ai.

Sipas Zogajt, futja në lojë e emrit të familjes më emblematike në vend në këto llogari për postin e presidentit nuk ka qenë e rastit, derisa një ditë më parë vetë familja Jashari doli duke i hedhur poshtë zërat për përfshirje në garën për kreun e shtetit.

JU REKOMANDOJMË