Organizata “Brigada e Veriut”, e shpallur si organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës, është lajmëruar sërish përmes disa fotografive të publikuara në platformën Telegram.
Në fotografitë e publikuara shihen baza e Policisë në fshatin Bistricë, si dhe punimet që po zhvillohen në rrugë dhe në antenat e komunikimit.
Në postimin e bërë në Telegram, ata kanë shkruar:
“Shqiptarët mbi Bistricë po e përfundojnë ngadalë rrugën, duke përforcuar komunikimin, dhe vëllezërit janë aty siç mund ta shihni, duke monitoruar, mbikëqyrur, duke pritur! Çdo hap, lëvizje, bisedë, gjithçka! Brigada Veriore është këtu!”







