“UÇK-ja na bashkon të gjithëve” – kryetarja e Kuvendit i jep përkrahje marshit “Liria ka Emër”

Publikuar më:

Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën sot në takim nga Kryetarja e re e Kuvendi i Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në takim u diskutua për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet nesër në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, dhe shokët e tyre që po gjykohen në Hagë, si dhe për rëndësinë e një mobilizimi dinjitoz në këtë moment vendimtar të procesit.


Eliza Hoxha theksoi se marshimi është shprehje e ndërgjegjes qytetare dhe e unitetit përtej dallimeve politike.

JU REKOMANDOJMË