LAJMI I FUNDIT: Ky është i plagosuri në Zhabar të Mitrovicës

Publikuar më:

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhabar të Mitrovicës, pasi është qëlluar me armë zjarri menjëherë pasi ka dalë nga një market.

Sipas burimeve të mediumit “Jepi zë”, i plagosuri është qytetari me inicialet Burim Sadiku, i cili është qëlluar rrugës për te vetura e tij nga një person ende i paidentifikuar.

Ai ka marrë plagë në këmbë dhe është transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë dhe se po vazhdon trajtimin nën kujdesin e stafit mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e rastit dhe identifikimin e të dyshuarit.

JU REKOMANDOJMË