Gazetarja Arta Avdiu ka vlerësuar se, pas kryeministrit Albin Kurti, fituesi më i madh i zgjedhjeve të fundit është Arian Tahiri.
Sipas saj, rezultati zgjedhor i Tahirit përbën një sukses të jashtëzakonshëm brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Avdiu thekson se, ndonëse ishte i renditur me numrin 30 në listën zgjedhore, Arian Tahiri arriti të dalë i dyti më i votuari në PDK, gjë që, sipas saj, dëshmon mbështetjen e fuqishme qytetare dhe besimin e elektoratit ndaj tij.
Sipas gazetares, ky rezultat e pozicionon Tahirin si një figurë kyçe në të ardhmen politike të PDK-së, duke shtuar se ai duhet të konsiderohet seriozisht për postin e kryetarit të partisë. Ajo vlerëson se vota qytetare ka dërguar një mesazh të qartë për ndryshim dhe për lidership të ri brenda partisë.







