248 pacientë kërkuan trajtim në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës gjatë fundjavës

Publikuar më:

248 pacientë kanë kërkuar trajtim mjekësor gjatë fundjavës në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”.

Ky spital ka njoftuar se ekipet kirurgjike gjatë dy ditëve të fundjavës, në bashkëpunim me anesteziologët, kanë kryer 7 operacione.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, për 167 pacientë janë realizuar analiza laboratorike dhe parametra të tjerë diagnostikues”- thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Poashtu janë kryer 34 Tomografi të Kompjuterizuara (CT) dhe 111 Radiografi (Rëntgen).

JU REKOMANDOJMË