Kandidatja për deputet nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka bërë një thirrje publike për qytetarët, veçanërisht për mërgatën, që më 28 dhjetor të vijnë në Kosovë për t’iu bashkuar angazhimit politik të LDK-së.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në këtë periudhë.
“Kosova ka nevojë për shpresë. LDK ju thërret! LDK ju pret!”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar mesazhin me simbolin e paqes dhe flamurin e Kosovës.






