Gjuajtje me armë në tubimin e VV-së

Publikuar më:

Në tubimin e Vetëvendosjes në fshatin Gllanasell në komunën e Drenasit, një person është parë teksa po gjuante me armë brenda ambienteve të mbyllura, raporton Gazeta Insajderi.

Në tubimin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në fashatin Gllanasell të Komunës së Drenasit, një qytetar ka gjuajtur me armë në ambientin e mbyllur.

Në këtë tubim prezent ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Enver Dugolli ushtronte detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, por nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Kurti, ai kishte kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij, në mënyrë që të bëhej deputet.

Kujtojmë se Fejzi Kiqina është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.