Flutura Kusari inicion kallëzim penal për mbështetësin e VV’së që e ngacmoi për tre vite me radhë

Publikuar më:

Flutura Kusari, juriste e mediave ka bërë kallëzim penal ndaj mbështetësit të VV’së, që nuk arriti të bëhej anëtar në bordin e RTK’së, Mentor Llugaliu.

Kallëzimi penal, sipas Kusarit, është bërë për shkak se i pandehur për tre vite më radhë e ka ngacmuar online – në mënyrë të obsesionuar.

“Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i pandehuri Mentor Llugaliu më ka ngacmuar online – në mënyrë të obsesionuar – për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime në Facebook të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente.

Kjo vëmendje e padëshirueshme dhe e vazhdueshme nga ana e tij përmes postimeve denigruese është bërë me qëllim të më ngacmojë, të më frikësojë dhe të më sjellë shqetësim emocional mua dhe familjes time, gjë që ai ia ka arritur me sukses”, ka shkruar Kusari.

Ngacmimi me përmbajtje edhe kërcënuese dhe seksuale dhe përndjekja trevjeçare online, sipas Kusarit është bërë në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin e saj në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së ku ai ka dështuar të bëhet anëtar.

“Profili i tij është i mbushur përplot me ngacmime online edhe ndaj grave të tjera që janë prezente në jeten publike. Prandaj, jam e bindur që qëllimi kryesor i ngacmimit dhe ofrimit të platformës së tij që edhe të tjerët të më ngacmojnë ka qenë dhe mbetet që të më dehumanizojë dhe të më largojë mua dhe gratë e tjera nga jeta publike.
Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim”, shkroi ajo tutje.

Postimi i plotë:

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.