Drenicasi 31-vjeçari godet me shkop druri në kokë një 12-vjeçar, arrestohet nga Policia

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Fushticë e Ulët të Gllogocit, ku një i mitur ka përfunduar në QKUK pas një sulmi brutal nga një person i rritur.

Burimet e Gazetës Sinjali konfirmojnë se i dyshuari në këtë rast është Ardian Bajrami, 31 vjeçar, i cili është arrestuar pasi ka goditur me shkop druri në kokë një të mitur 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të çastit.

I mituri ka marrë trajtim fillimisht në QMF – Komoran dhe më pas në QKUK – Prishtinë, ndërsa pas trajtimit është paraqitur në Stacionin Policor në Drenas bashkë me nënën për të dhënë deklaratë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ardian Bajrami është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.