Ministria e Pecit paguan edhe për katër muaj qira për objektin e pashfrytëzuar- pati mundësi ta shkëpuste kontratën

Publikuar më:

Ministria e Bujqësisë ka marrë përsipër ta paguajë qiranë edhe për katër muaj për hapësirat që shfrytëzoheshin nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë. Nga ai objekt kjo agjenci janë zhvendosur tash e katër muaj.

Siç raporton Koha, ministria e Pecit do t’i paguajë edhe 27,300 euro deri më 31 gusht për zyrat që dikur shfrytëzoheshin nga AZHB’ja.

Mediumi raporton se AZHB-ja, përkundër që ishte në dijeni se rinovimi i objektit, ku ndodhej AAK-ja, ishte paraparë që të përfundonte në fund të vitit të kaluar, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e shkëputjes së kontratës.

“Për të siguruar vijimësi në ofrimin e shërbimeve dhe funksionimin normal të AZHB-së, është vlerësuar se do të kishte pasoja financiare dhe administrative të panevojshme,  nëse do të ndërpritej kontrata pa pasur hapësira të gatshme për zhvendosje. Pas përpjekjeve të shumta u arrit që zyrtarët e AZHB-së të zhvendosen në objektin në ‘Ulpianë’ dhe menjëherë kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm njoftues me qiramarrësin”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për këtë medium.

Ministria e Bujqësisë dhe AZHB-ja, që nga shtatori i 2019-s, kanë paguar rreth 4 milionë euro për shfrytëzim me qira të 6 kateve në ndërtesën “Ramiz Sadiku” në “Lakrishtë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.