Policia e Kosovës u njoftua të shtunën për të shtëna me armë në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.
Sipas organeve të rendit, të shtëna me armë pati nga dy vetura në lëvizje, shkruan Insajderi.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan dy gëzhoja.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar si dëshmi materiale dy gëzhoja cal-9×19 mm, ndërsa veturat janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.