E mbushi makinën me derivate në Veda Petroll dhe iku pa paguar faturën 

Publikuar më:

Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në pikën e derivateve Veda Petrol në fshatin Kolovicë të Prishtinës, ku një qytetar ka furnizuar automjetin me karburant dhe më pas është larguar pa paguar faturën.

Rasti është shënuar më 07 qershor 2025, rreth orës 21:30, kur një veturë e tipit Opel Corsa, me ngjyrë të gjelbër dhe targa 01-548-QP, ka ndaluar në pompë, është furnizuar me derivate dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes pa e kryer pagesën.

Policia është njoftuar menjëherë nga punëtorët e pikës së derivateve, sipas burimeve nga Veda Petrol, ndërsa atyre u është thënë se vetura dhe është shpallur në kërkim policor, me kërkesë që në rast të identifikimit apo hasjes së saj, të ndalet menjëherë dhe të njoftohet policia.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e shërbimeve” dhe është proceduar për hetime të mëtejme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.