Serbi arrestohet në Mitrovicën e Jugut, ka ofruar ryshfet policëve  

Publikuar më:

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në Mitrovicën e Jugut pasi që i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.

Për këtë rast sot ka raportuar Policia e Kosovës.

Pretendohet se rasti ka ndodhur dje, më 02 qershor në Mitrovicën e Jugut.

“Një i dyshuar, shtetas i Serbisë i ka ofruar zyrtarëve policor para të gatshme si ryshfet”, kanë kumtuar nga Policia.

Pas intervistimit, për këtë person është caktuar masa e ndalimit.

Është hapur rasti “dhënia e ryshfetit

JU REKOMANDOJMË