Fenomeni i konflikteve ndërmjet fqinjëve po shfaqet gjithnjë e më shpesh në Kosovë, duke rrezikuar sigurinë e përditshme të qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Mitrovicën e Veriut, ku një përplasje verbale mes dy personave ka degraduar në kanosje.
Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se viktima, S.V, rreth 34-vjeçar, ka deklaruar në Stacionin Policor se është kanosur nga Nysret Cerani, rreth 51-vjeçar, me të cilin jetojnë në të njëjtën rrugë – “Serdara Janka Vukotiqa”.
Ngjarja ka ndodhur më 23 maj 2025, rreth orës 20:00, në afërsi të banesave të tyre. Pas raportimit, të dy janë intervistuar në prani të hetuesit kujdestar, ndërsa është kontaktuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka cilësuar rastin si “Kanosje” dhe ka urdhëruar që i dyshuari të ndiqet në procedurë të rregullt.
Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit