Dolën jashtë veturës, Policia e “sos” qytetarin

Publikuar më:

Ekipet e trafikut rajonal në Prishtinë pas njoftimeve dhe denoncimeve nga qytetarët për kundërvajtjet e dokumentuara në trafik kanë ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore.

“Personat e përfshirë në rrezikimin e sigurisë rrugore, si në fotot e bashkangjitura kanë pranuar gjobat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa, Policia ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ofrimin e informatave relevante që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.

JU REKOMANDOJMË