E mitura e zhdukur me dëshirë trajtohet viktimë e dhunimit – arrestohet shoqëruesi i saj nga Mitrovica

Publikuar më:

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre

Kështu, Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive për një rast të një personi të mitur që është larguar me dëshirë nga shtëpia, për të bashkëjetuar me një person të rritur në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për një vajzë të mitur që u raportua si e zhdukur, e që më vonë rezultoi të ishte viktimë e një vepre të rëndë penale – dhunim.

Më 15 maj 2025, në Stacionin Policor – Prishtinë është paraqitur D.G, i cili raportoi se vajza e tij D.G.,rreth 14-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia rreth orës 22:00 dhe kishte hipur në një veturë me një person të panjohur. Si rezultat, Policia kishte iniciuar rastin si “Person i zhdukur”.

Por situata mori tjetër drejtim më 16 maj 2025, rreth orës 12:00, kur vajza dhe i dyshuari janë paraqitur në njësinë e hetimeve NJHP në Prishtinë, të përcjellur nga zyrtarët e SP Veriu.

Gjatë intervistimit, të dy kanë deklaruar se kanë vendosur të bashkëjetojnë me dëshirë, në fshatin Kqiq i Madh, Komuna e Mitrovicës, në banesën e Qëndrim Aliut, rreth 33-vjeçar.

Lidhur me këtë deklarim dhe rrethanat e dyshimta të moshës së viktimës, është njoftuar Prokurorja për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhunim” dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit.

Gjithashtu, është bërë kërkesa për eksaminim fizik dhe gjinekologjik të të miturës, dhe pas sigurimit të urdhëresës, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjekoligjore.

Hetimet për këtë rast janë në zhvillim intensiv dhe Sinjali do të raportojë me transparencë për çdo hap të procedurës penale.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.