Blerim Latifi: E pritëm këtë ditë, Dardan Molliqaj me protestu për Hashim Thaçin e PDK-ja me marrë vesh nga portalet

Publikuar më:

Aksionin e PSD-së kundër kryetares së Gjykatës Speciale, e ka komentuar edhe profesori universitar, Blerim Latifi.


Latifi ka kritikuar mbështetësit e Thaçit, për të cilët thotë se u erdhi dita që Dardan Molliqaj të protestojë në mbrojtje të Hashim Thaçit, ndërsa ata ta marrin vesh lajmin nga portalet.

“E pritëm edhe kët’ ditë: Dardan Molliqaj me protestu për Hashim Thaçin, ndërsa aktivistët e PDK-së e marrin vesh lajmin nga portalet”, ka shkruar Latifi.

Kujtojmë se gjatë mëngjesit u arrestuan Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së, të cilët po e kundërshtonin konferencës e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

PSD-ja, ndërkohë, e ka quajtur të dhunshëm arrestimin e aktivistëve të saj, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.