Sot, me fillim nga ora 18:00, pritet të mbahet takimi i parë themelues për krijimin e grupit qytetar “Rojet e Lagjes”, një iniciativë nga serbët e veriut që sipas tyre synon rritjen e sigurisë dhe rendit në komunitet.
Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe akterëve lokalë, ndërsa organizator i kësaj nisme është Aleksandër Arsenijeviq, kryetar i partisë serbe “Demokracia Serbe”.
“Jepi zë” ka siguruar edhe grupin e formuar në rrjtete sociale që ka për qëllimin anëtarisimin e sa më shumë serbëve në Veri.
Qëllimi kryesor i këtij grupi sipas Arsenijeviq është krijimi i një strukture vëzhguese dhe reaguese që do të kontribuojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në lagje, si dhe në ndërtimin e një komuniteti më të angazhuar dhe të vetëdijshëm. Arsenijeviq ka theksuar se kjo iniciativë buron nga nevoja për reagim ndaj sjelljeve të pahijshme dhe incidenteve të shpeshta në hapësirat publike, përfshirë edhe rastet e ngacmimeve nga veturat në rrugë.
Përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, Arsenijeviq ka ngritur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës, duke e cilësuar atë si të veçantë për nga shkalla e shqetësimeve të tilla. Megjithatë, ai ka pranuar se këto fenomene janë të pranishme edhe në pjesë të tjera të vendit, ndaj një angazhim i organizuar qytetar shihet si një mjet i rëndësishëm për përballimin e tyre.
Takimi i sotëm pritet të jetë hapi i parë drejt formalizimit të këtij grupi, ku do të diskutohen format e organizimit, përgjegjësitë dhe rrugët e bashkëpunimit me institucionet lokale dhe forcat e rendit.
Kjo nismë sipas sitemit juridik përben vepër penale dhe cenim i rendit pasi dihet që insititucioni i vetëm që kujdeset për sigurinë e qytetarëve është Policia e Kosovës./ Jepi zë