Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë një aksioni të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një jelek antiplumb dhe një maskë gazi.
Ai theksoi se rastet si ky dëshmojnë për terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia, i cili, sipas tij, nuk ka dhe nuk do të ketë vend në Kosovë.
Sveçla shtoi se institucionet nuk do të ndalen në përpjekjet për të garantuar sigurinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.