Një garë veturash e zhvilluar në Sllatinë u shndërrua në skenë kaosi, pasi pas përfundimit të saj ndodhi një përleshje fizike mes pjesëmarrësve.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për shkak të garës, por edhe për incidentin që pasoi, shkruan Jepi zë.
Ilir Tahiri, i njohur si “Papçi” nga Mitrovica, që njihet si kampion i garës me veturën e tij përfundoi me përplasje fizike.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qartë momentet e tensionit, ndërsa shihet edhe ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Kosovës. Zyrtarët policorë përdorën sprej për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Pavarësisht rrezikut, gara të tilla vazhdojnë të tërheqin pasionantë të shumtë të shpejtësisë, veçanërisht të rinj që kërkojnë adrenalinë dhe afirmim në rrugët e vendit.
Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi të arrestuar apo të lënduar në këtë incident,